Ushtria izraelite i kundërpërgjigjet sulmit të Houthi-t, sulmon Jemenin

Zjarrfikësit shuajnë një zjarr në një stacion energjie pas sulmeve ajrore izraelite në Sanaa, Jemen më 19 dhjetor 2024. Khaled Abdullah/Reuters

Ushtria izraelite ka sulmuar disa objektiva të Houthi në Jemen të enjten në mëngjes, vetëm disa orë pas sulmit të fundit të grupit militant të mbështetur nga Irani ndaj Izraelit.

Si pasoj e sulmit ajror izraelit nëntë persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një port dhe objekt nafte pranë kryeqytetit Sanaa, tha Nasruddin Amer, nënkryetar i zyrës së mediave Houthi, në një postim në X.

Sulmet izraelite kishin në shënjestër stacionet e energjisë Heyzaz dhe Dhahban pranë kryeqytetit dhe portin Hodeidah dhe objektin e naftës Ras Isa.

Ushtria izraelite tha se sulmet ajrore ishin hakmarrje për sulmet me raketa Houthi dhe dronë ndaj Izraelit gjatë vitit të kaluar, shumica e të cilave u kapën.

“Dora e gjatë e Izraelit do t’ju arrijë gjithashtu,” tha ministri izraelit i mbrojtjes Israel Katz në një paralajmërim për udhëheqësit Houthi pas sulmeve transmeton CNN përcjell Dukagjini.

“Kushdo që ngre dorën kundër shtetit të Izraelit, dora e tij do të pritet, kushdo që na dëmton neve, do të dëmtohet shtatëfishtë,” ka thënë Katz.

Shija e redaktorit

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

Të fundit nga rubrika