Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë njoftuar se ka “pauza taktike, lokale” për ndihmën humanitare për civilët e Gazës.
Përmes një postimi në platformën X, Forcat izraelite të Mbrojtjes kanë njoftuar se këto pauza janë të kufizuara në kohë dhe zonë.
“Ne po ofrojmë gjithashtu korridore humanitare për civilët në Gaza që të lëvizin përkohësisht në jug në zona më të sigurta ku ata mund të marrin ndihmë humanitare”, thuhet në postimin e tyre.
Tutje, thuhet se lufta e tyre është me Hamasin dhe jo me popullin e Gazës.
There is no ceasefire. There are tactical, local pauses for humanitarian aid for Gazan civilians. These tactical pauses are limited in time and area. We are also providing humanitarian corridors for civilians in Gaza to temporarily move south to safer areas where they can receive… pic.twitter.com/qwNoYYf0QV
— Israel Defense Forces (@IDF) November 9, 2023