Ushtria izraelite konfirmon vrasjen brutale të fëmijëve Ariel dhe Kfir Bibas nga terroristët në Gaza

Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka konfirmuar se dy fëmijët Ariel dhe Kfir Bibas, të cilët u morën peng në Gaza më 7 tetor 2023, u vranë brutalisht nga terroristët e Hamasit.

Ariel, katër vjeç, dhe Kfir, vetëm 10 muajsh, ishin ndarë nga nëna e tyre Shiri, e cila gjithashtu u mor peng gjatë asaj periudhe.

Sipas IDF, këto fëmijë të pafajshëm nuk humbën jetën nga një sulm ajror, siç kishte pretenduar Hamasin, por u vranë në mënyrë brutale nga terroristët që i mbajtën të robërua. IDF ka ndarë gjetjet e saj me partnerët ndërkombëtarë për verifikim të pavarur.

“Ne mund të konfirmojmë se foshnja Kfir Bibas, vetëm 10 muajsh, dhe vëllai i tij më i madh Ariel, katër vjeç, u vranë të dy brutalisht nga terroristët ndërsa mbaheshin peng në Gaza jo më vonë se nëntori 2023.

Këta dy fëmijë të pafajshëm u morën peng të gjallë, së bashku me nënën e tyre, Shiri, nga shtëpia e tyre më 7 tetor 2023.

Në kundërshtim me gënjeshtrat e Hamasit, Ariel dhe Kfir nuk u vranë në një sulm ajror.  Ariel dhe Kfir Bibas u vranë me gjakftohtësi nga terroristët. Terroristët nuk i qëlluan dy djemtë e rinj – ata i vranë me duart e tyre.  Më pas, ata kryen akte të tmerrshme për të mbuluar këto mizori.

Ky vlerësim bazohet si në gjetjet e mjekësisë ligjore, nga procesi i identifikimit, ashtu edhe në inteligjencën që mbështet këto gjetje.

Ne i kemi ndarë këto gjetje, inteligjencë dhe mjekësi ligjore me partnerët tanë në mbarë botën, në mënyrë që ata të mund ta verifikojnë atë”, ka thënë zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Daniel Hagari.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika