Ushtria izraelite publikoi një video mbrëmjen e së enjtes, e cila është filmuar nga një dron dhe tregon liderin e Hamasit, Yahya Sinwar, në momentet e tij të fundit para vdekjes.
Në pamje shfaqet një person i plagosur, i ulur në një kolltuk në një dhomë ndenjeje në katin e parë të një ndërtese pjesërisht të shkatërruar.
Fytyra e tij është e mbuluar me një pëlhurë, e cila mund të jetë një keffiyeh, dhe ai mban një objekt që më pas ia hedh dronit.
Sinwar ndodhej në një ndërtesë në Rafah, në jug të enklavës bregdetare, dhe u zbulua rastësisht, sipas një zyrtari izraelit.
Ndërtesa ishte pjesë e një operacioni rutinë të IDF, sipas të njëjtit zyrtar dhe një zyrtari të tretë që kishte njohuri mbi situatën.
Zyrtarët izraelitë shprehen të shqetësuar për fatin e pengjeve që janë ende të mbajtura në enklavë dhe kanë frikë se pas eliminimit të Sinwar, luftëtarët e Hamasit mund të hakmerren duke vrarë robërit.