Ushtria izraelite tërhiqet nga kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor

FOTO:AFP

Forcat izraelite duket se janë tërhequr nga Xhenini dhe dy kampe të tjera të refugjatëve në Bregun e pushtuar Perëndimor, pas për më shumë se një javë ushtria kreu operacion ushtarak, që la të vrarë dhjetëra perosna.

Izraeli thotë se bastisjet në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor synojnë shkatërrimin e grupeve militante dhe parandalimin e sulmeve. Palestinezët druajnë për një zgjerim të luftës në Gazë.

Gjatë operacionit, zyrtarët e ushtrisë izraelite thanë se kanë shënjestruar militantët në kampin e refugjatëve në Xhenin, Tulkarem dhe Al-Fara, teksa sulmet ndaj civilëve izraelitë së fundi, sipas ushtrisë janë rritur dhe janë bërë më vdekjeprurëse, raporton BBC.

Trupat u tërhoqën nga kampi Tulkarem mëngjesin e së premtes dhe më herët ishin larguar nga Al-Fara. Por, në njoftimin e ushtrisë izraelite u sugjerua se operacioni nuk ka përfunduar ende.

“Forcat izraelite të sigurisë po vazhdojnë të veprojnë në mënyrë që të arrihen qëllimet e operacionit kundër terrorizmit”, tha ushtria izraelite përmes një deklarate.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika