Ushtria izraelite thotë se janë vrarë mbi 400 militantë palestinezë

Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Daniel Hagari ka thënë se janë vrarë më shumë se 400 militantë palestinezë dhe dhjetëra të tjerë janë kapur

Izraeli thotë se është “në luftë” pas sulmit masiv të Hamasit

Janë vrarë më shumë se 400 militantë palestinezë në jug të Izraelit dhe në Rripin e Gazës, dhe dhjetëra të tjerë janë kapur.

Këtë e ka thënë zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Daniel Hagari, për Times of Israel.

“Që nga kjo orë, ka forca që luftojnë në [Kibbutz] Kfar Aza, ka kërkime në një numër të madh qytetesh. Ka forca IDF në të gjitha qytetet, nuk ka qytet që nuk ka një forcë IDF në të”, citohet të ketë thënë ai, raporton BBC, përcjellë Dukagjini.

Një raport i mëparshëm nga agjencia e lajmeve Reuters tha se qindra persona të armatosur palestinezë ishin vrarë që kur Hamasi filloi sulmin e tij të shtunën.

Lexo dhe:

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika