Ushtria izraelite thotë se ka vrarë sulmues të infiltruar nga Libani

Ushtarët izraelitë, kanë vrarë të paktën dy persona të armatosur që kaluan kufirin nga Libani të hënën, tha ushtria

Ushtarët izraelitë, të mbështetur me helikopterë, kanë vrarë të paktën dy persona të armatosur që kaluan kufirin nga Libani të hënën, tha ushtria. Ky është një sinjal për hapjen e një fronti të ri, përderisa forcat izraelite po vazhdojnë përleshjet me militantët palestinezë të Hamasit në Gaza.

Granatime me artileri dhe të shtëna me armë janë dëgjuar në kufirin jugor të Libanit me Izraelin, afër qytetit Dajra, raportoi televizioni Al-Manar, që është medium i lëvizjes Hezbollah.

Raportohet se grupi i personave të armatosur u afruan pranë kufirit dhe hapën zjarr ndaj ushtarëve izraelitë.

Përmes një deklarate, lëvizja Hezbollah – që ka mbështetjen e Iranit – mohoi përfshirjen në “çfarëdo përleshjeje midis anëtarëve të rezistencës dhe Izraelit armik, apo çfarëdo përpjekjeje për infiltrim” në Izrael.

Ushtria izraelite tha se helikopterët ushtarakë “aktualisht janë duke kryer sulme në zonën” afër kufirit.

Që nga 7 tetori, Izraeli është duke u përleshur me militantët palestinezë të Hamasit, të cilët kryen një sulm masiv nga Gaza.

Më 8 tetor, Hezbollahu mori përgjegjësinë për një sulm me raketa dhe artileri në fermat Sheba, të pushtuara nga Izraeli, duke thënë se është “në solidaritet” me popullin palestinez. Ndaj këtij sulmi, Izraeli u kundërpërgjigj me sulme në Liban.

Izraeli ka shpallur gjendje lufte dhe ka thirrur afër 300.000 rezervistë për të luftuar kundër Hamasit, teksa numri i viktimave në Izrael dhe Gaza ka shkuar mbi 1.000.

Po ashtu, autoritetet izraelite kanë urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës, territor i cili udhëhiqet nga Hamasi që nga viti 2007.

Si Hamasi, ashtu edhe Hezbollahu, njihen si organizata terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore./REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika