Ushtria serbe afër kufirit cilësohet provokim, s’ka lidhje me prerjen e pyejeve

Afrimi i forcave serbe afër kufirit me Kosovën cilësohet vetëm si provokim dhe se nuk ka lidhje me arsyetimin për prerjen e pyjeve thonë nga Ministria e Mbrojtjes. Edhe ekspertët e sigurisë vlerësojnë se me këto Serbia po shkel edhe marrëveshjet ndërkombëtare, për çka duhet të reagojë edhe KFOR-i, pasi që është përgjegjës për sigurimin e kufijve

Këta ushtarë të Serbisë, erdhën vetëm 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës. 

Policia e Kosovës, i zbuloi andaj edhe i fotografoj, për çka të njëjtit u detyruan, sipas një njoftimi që nga Gjermani e dha Kurti, të largohen por edhe më pas të lëshohet një arsyetim pse ishin aty.

Në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë thuhet që prania kishte të bënte me pengimin e kontrabandës e prerjes ilegale të pyjeve.

Pyetje shtroi ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci se prej kur ushtria qenka përgjegjesë të kryej detyra si ruajtjen e pyjeve me autoblinda e pajisje ushtarake.

Edhe ekspertë të sigurisë këtë po e shohin veç si provokim dhe ngritje të tensioneve mes shteteve.

Arben Dashevci, Ekspert i sigurisë deklaroi se “Afrimin e ushtrisë serbe afër kufirit të Republikës së Kosovës e shoh si provokim të radhës, se kanë qenë është më përpara afër kufirit të Kosovës, si me pajisje teknike ushtarake,  ashtu edhe me helikopter, janë afruar shumë dhe janë larguar”.

Dashevci arsyetimin për prerjen e pyjeve dhe kontrabandën me to e quan absurd.

Arben Dashevci, Ekspert i sigurisë tha se “Nuk është ushtria ajo që brengoset apo kujdeset se kush, po kalon me kontrabandë, me dru ose jo”.

Sipas ish-ushtarakut Ismet Ibishi me anë të marrëveshjeve ndërkombëtare, ata duhet të rrinë 500 metra larg kufirit.

Ismet Ibishi, Ekspert i sigurisë deklaroi se ” Definitivisht është shkelje e rëndë, nga pala serbe që të mos respektoi  marrëveshjen e nënshkruar dhe miratuar në Kumanovë”.

Ai shton se për këtë Kosova nuk duhet të përfshihet më shumë sepse kjo është përgjegjësi e KFOR-it për çka ai pret reagim nga ta.

Ndërkaq, nga Ministria e Mbrojtjes i thanë televizionit këtë të hënë se Serbia po provokon vazhdimisht, me stërvitje me dron kamikaz afër kufirit, dhe lëvizje të tilla ushtarake që për qëllim kanë ta mbajnë Kosovën nën tension.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika