Vajza e Sandulloviqit në Prekaz: Të respektojmë që të mos përsëritet më

Klara Sandulloviq, vajza e politikanit opozitar serb, Nikolla Sandulloviq të shtunën ka bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ky veprim i saj erdhi pasi babai i saj ishte keqtrajtuar rëndë nga Shërbimi sekret i Serbisë, pikërisht vetëm pse kishte bërë veprimin e njëjtë

Pak javë pasi politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq u maltretua në Serbi për shkak të vizitës në Prekaz, rrugë të njëjtë mori edhe vajza e tij, Klara.

Ngjashëm si babai, ajo u përkul para varrit të Blerina Jasharit dhe kërkoi falje për krimet e shtetit të saj ndaj shqiptarëve.

E, lulet që la mbi varrin e Blerinës patën një mesazh: “Të respektojmë që të mos përsëritet ma”.

“Veprimi i babait tim ishte shumë paqësor ndërsa Qeveria serbe konsideroi që ai kishte kryer një krim prandaj sot vendosa të bëhem kriminele si babai im dhe vendosa të vi këtu e të shpreh ngushëllimet e mija për të gjitha viktimat e pafajshme, në mënyrë që gjenerata ime të vetëdijesohet që duhet të ndalim urrejtjen e të falim njëri-tjetrin dhe gjithashtu të kërkojmë falje”, ka thënë ajo.

Klara gjithashtu tha se frikësohet se mund t’i ndodhë i njëjti trajtim sikur ndaj babait të saj.

“Po, frikësohem sepse po e shoh se në çfarë po kalon babai im dhe e gjithë familja por në mënyrë që të ndalim këtë torturë dhe diktaturë duhet të përballemi me frikën dhe duhet të kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar të rikonsideroj nëse Serbia njëmend është vend demokratik”, ka thënë Klara.

Bashkë me vajzën e Nikola Sandulloviqit ishte edhe nënkryetari i partisë së tij,  Mihajlo Todiq, i cili tha se erdhi në Kompleksin Memorial për të kërkuar falje për krimet e Serbisë.

“Kam ardhur në mënyrë që edhe personalisht e edhe përpara delegacionit të Partisë Republikane të bëj nderime, të vendos kurorë lulesh dhe të përkulem përpara varrit të Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare që e humbi jetën tragjikisht nga ana e forcave të errëta, të cilat ishin pjesë e politikës destruktive serbe të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të shkuar”, ka than Todiq.

Për të bërë homazhe në Prekaz javën e kaluar ishte edhe avokati i Sanduloviqit, Çedomir Stojkoviq, i cili me tu kthyer në Serbi u mor në pyetje nga Agjencia e Inteligjencës së Serbisë.

Pikërisht anëtarë të kësaj agjencie, në fillim të janarit arrestuan dhe keqtrajtuan Sanduloviqin, vetëm pse kishte shpërndarë pamjet nga vizita e tij në Prekaz para një viti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika