Vajza e tezës së presidentes, nga kryeshefe e AZHB-së, në krye të administratës së Ministrisë së Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka caktuar në pozitë të zëvendësueses së sekretarit të përgjithshëm Venera Çerkinin, vajza e tezës së presidentes Vjosa Osmani

Vajza e tezës së presidentes, nga kryeshefe e AZHB-së, në krye të administratës së Ministrisë së Bujqësisë

Pas dorëheqjes së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë, ministri Faton Peci ka vendosur që këtë pozitë ta ushtrojë vajza e tezës së presidentes Vjosa Osmani, Venera Çerkini. Transferimi është bërë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, në krye të të cilit institucion është vënë Çerkini gjatë këtij mandati.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka caktuar në pozitë të zëvendësueses së sekretarit të përgjithshëm Venera Çerkinin, vajza e tezës së presidentes Vjosa Osmani.

Vendimi që ka siguruar KOHA është i nënshkruar nga ministri Peci, i cili drejton partinë Guxo, që e kishte themeluar presidentja Osmani.

“E caktuara, detyrën e zëvendësuesit të sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e ushtron nga data 8.9.2023 me të gjitha të drejtat dhe detyrat e përcaktuara në nenin 18 të Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura dhe legjislacionin përkatës në fuqi”, thuhet në vendim.

Çerkini ishte emëruar në shkurt të këtij viti në pozitën e kryeshefës së Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, që është në kuadër të Ministrisë së udhëhequr nga Peci.

Zgjedhja e saj në këtë pozitë është kritikuar, meqë ajo nuk figuroi fare në listën e kompanisë britanike që ka mbikëqyrur konkursin.

Çerkini konfirmoi se është caktuar përkohësisht në pozitë ekuivalente të sekretarit të Ministrisë, por tha se kjo nuk është për shkak të afërsisë me presidenten Osmani.

“Pozita ekuivalente (pozitë e njëjtë) nuk është avancim, por lëvizje brenda kategorisë. Kurse karriera ime në pozita udhëheqëse në shërbimin civil është mbi 15-vjeçare, si Venera Çerkini dhe jo si vajza e tezes së presidentes”, ka thënë ajo.

Për caktimin e saj në pozitën e zëvendësueses së sekretares së përgjithshme nuk janë përgjigjur as në Ministrinë e Bujqësisë.

Vënia e saj në këtë pozitë është bërë tetë ditë pas dorëheqjes së sekretarit të kësaj ministrie, Blerim Hasani, i cili ishte emëruar dy vjet më parë nga Qeveria Kurti. KOHA ka tentuar të kontaktojë Hasanin për të kuptuar arsyet e dorëheqjes së tij, por ai nuk është përgjigjur.

Ndërsa në letrën dërguar stafit, të cilën e ka siguruar KOHA, thuhet se në pajtim me ministrin ka pranuar për t’u larguar nga kjo pozitë.

“Me mirëkuptim dhe dashamirësi jemi pajtuar me ministrin e MBPZHR-së, z. Faton Peci, që të lëvizë në një pozitë tjetër në kuadër të shërbimit civil të Republikës së Kosovës. Por paraprakisht nuk mund ta realizoj këtë lëvizje, pa ju falënderuar dhe shprehur mirënjohjen time për bashkëpunim dhe kolegialitet të ofruar gjatë kësaj periudhe”, thuhet në këtë letër.

Tashmë Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë do të udhëhiqet me zëvendësues, njësoj siç po udhëhiqet tash e disa muaj Agjencia e Pyjeve dhe ajo e Ushqimit dhe Veterinës.

Në këtë të fundit, ministri Peci kishte caktuar si zëvendësues të kryeshefit Bekim Hoxhën, për të cilin sa ishte zëvendësues i kryeshefit në Agjenci të Pyjeve kishte nxjerrë autorizim të jashtëligjshëm për përdorim të veturës zyrtare për periudhë njëvjeçare./KOHA/

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika