Vajzat që ranë nga ndërtesa në Ferizaj janë motra mes vete, Policia: Njëra u mundua ta shpëtonte tjetrën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën mbrëma në Ferizaj, ku dy vajza njëra 18-vjeçare e tjetra 15, kanë rënë nga kati i katërt i një objekti banesor. Policia ka dhënë detaje të dielën, ku ka treguar se 18-vjeçarja duke u përpjekur ta shpëtonte motrën e saj, ka rënë edhe ajo

Ilustrim

Vajzat që ranë mbrëmë nga kati i katërt i një objekti banesor në Ferizaj janë motra me njëra-tjetrën.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka treguar se rasti është cilësuar “Vetëvrasje”.

Veseli për Portalin Dukagjini ka shtuar se e ndjera 15-vjeçare kishte tentuar të kërcejë nga ndërtesa, ndërsa më pas vajza tjetër 18-vjeçare kishte bërë përpjekje për ta shpëtuar motrën e saj, dhe si pasojë kanë rënë edhe ajo.

Vajza 18-vjeçare ndodhet në QKUK për trajtim pasi ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje. Nga hetimet që janë zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve, mësohet se e ndjera kishte tentuar të kërcej nga ndërtesa, ndërsa në përpjekje për ta shpëtuar motra vet, kanë rënë te dyjat”, ka thënë Veseli për Portalin Dukagjini.

Ndryshe, Policia ka pranuar informacionin të shtunën e 21 janarit rreth orër 21:35, për një ngjarje të tillë.

“Me datën 21.01.2023 rreth orës 21:35, policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Sandër Prosi’ në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të i një objekti banesor”, thuhet në njoftim.

“Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ( nē gjendje tē rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë. Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetē, kjo e konfirmuar nga mjekët, ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18-vjecare. Policia Rajonale e Ferizajt, hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”.

Policia ka theksuar se për informata shtesë do të dalë me njoftime të reja.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika