Valon Totaj emërohet kryetar i Gjykatës së Apelit

Gjyqtari Valon Totaj është zgjedhur kryetar i Gjykatës së Apelit me shumicë votash nga anëtarët e KGJK-së

Valon Totaj emërohet kryetar i Gjykatës së Apelit

Gjyqtari Valon Totaj, është zgjedhur kryetar i Gjykatës së Apelit me shumicë votash nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Nën udhëheqjen e kryesuesit Albert Zogaj, KGJK ka mbajtur mbledhjen e radhës me ç’rast një nga pikat e rendit të ditës ishte përzgjedhja dhe emërimi i kryetarit të Gjykatës së Apelit.

Takimi filloi me shqyrtimin e raporteve të kandidatëve për kryetar të Gjykatës së Apelit.

Mandati i kryetarit të Gjykatës së Apelit është pesëvjeçar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetari i sapozgjedhur i Apelit, Valon Totaj, që nga 20 shkurti i vitit 2018 ushtron funksionin e gjykatësit në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit.

Gjykata e Apelit

Gjatë viteve 2013-2018 ka punuar si gjykatës në Gjykatën Themelore në Prizren.

Ndryshe, të rekomanduar për votim ishin edhe kandidatët Bashkim Hyseni, Zyhdi Haziri, Nehat Idrizi dhe Hashim Qollaku, mirëpo të njëjtit nuk arritën të marrin votat e mjaftushme në Këshill për t’u zgjedhur në këtë pozitë.

Gjyqtarët, Hyseni, Qollaku dhe Idrizi morën nga një votë nga anëtarët e Këshillit.

Kandidat për kryetar të Gjykatës së Apelit ka qenë edhe gjyqtari Kreshnik Radoniqi, tani edhe kryesues i  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), mirëpo i njëjti është tërhequr nga kjo garë, pasi Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) për të njëjtin ka konstatuar se zgjedhja eventuale e tij në pozitën e kryetarit të Apelit duke qenë edhe kryesues i KQZ-së, përbën konflikt të interesit.

Komisioni Vlerësues me përbërje të anëtarëve Vilard Bytyqi,  Avni Mehmeti dhe Fahret Velija, më 4 prill 2022 ka intervistuar kandidatët, Hashim Çollaku, Nehat Idrizi, Zyhdi Haziri, Valon Totaj dhe Bashkim Hyseni, gjyqtarë këta që i kanë hyrë garës për pozitën e kryetarit të Gjykatës së Apelit, sipas konkursit të shpallur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Ndryshe, që nga gushti i vitit 2021, pozitën e të parit në Gjykatën e Apelit e ka ushtruar Afrim Shala, të cilin KGJK e kishte caktuar ushtrues detyre, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj gjykate.

KGJK më 28 qershor 2021 kishte shpallur konkursin për pozitën e kryetarit të Gjykatës së Apelit.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika