Varane: Lojtarët e Man Utd janë prekur nga komentet e Ronaldos

Mbrojtësi i Manchester United , Raphael Varane, ka pranuar se ai dhe shokët e tij të skuadrës janë “prekur” nga komentet e fundit të Cristiano Ronaldos

Raphael Xavier Varane





Mbrojtësi i Francës njëherësh edhe i klubit Manchester United, Raphael Varane, ka thënë se bashkëlojtarët e tij në United ishin padyshim të prekur nga komentet e Cristiano Ronaldos në një intervistë televizive se ai nuk e respektonte menaxherin Erik ten Hag dhe ndihej i tradhtuar nga skuadra e Premier League.

Në një intervistë shpërthyese me TalkTV Ronaldo ka hedhur dyshime për të ardhmen e tij në klub, duke thënë se po detyrohej të largohej nga skuadra ku iu bashkua në gusht 2021 për periudhën e tij të dytë pasi fitoi tetë trofe të mëdhenj me ta nga 2003-2009.

United ka thënë se ata do t’i adresonin komentet e sulmuesit portugez vetëm pasi të vërtetonin faktet e plota, por Varane ka thënë se situata kishte ndikuar te lojtarët.

“Natyrisht që kjo ndikon tek ne,” është shprehur Varane, i cili është përzgjedhur në skuadrën e Francës për Kupën e Botës në Katar, për radion franceze Europe1 . “Ne ndjekim se çfarë po ndodh dhe çfarë po thuhet”, ka thënë tutje ai, raporton Sky Sports.

“Ne përpiqemi ta qetësojmë situatën në mënyrën tonë, përpiqemi të mos përfshihemi shumë në të. Ajo që po ndodh në media në klubet e mëdha po merr vrull. Kur është një yll si Ronaldo, edhe më shumë, kështu që ne përpiqemi ta marrim me distancë, domethënë nuk përpiqemi të ndryshojmë situatën vetëm, ne jemi pjesë e një kolektivi”.

Muajin e kaluar, Ten Hag ka thënë se Ronaldo refuzoi të hynte si zëvendësues kundër Tottenhamit kur sulmuesi doli në tunel me disa minuta lojë të mbetur pasi u la në stol.

37-vjeçari më pas nuk ishte pjesë e skuadrës që u përball me Chelsean të shtunën e ardhshme.

Varane, i cili gjithashtu ka luajtur së bashku me Ronaldon në skuadrën spanjolle Real Madrid, ka deklaruar se skuadra ishte e gatshme të pranonte çdo gjë që United vendos.

“Ajo që dua është më e mira për ekipin tim, kështu që cilido qoftë vendimi, si lojtarë, ne do ta pranojmë atë dhe do të japim më të mirën nga vetja”, ka shtuar Varane.

Të martën, mesfushori i Portugalisë Joao Mario ka thënë se një shtrëngim duarsh i vështirë mes Ronaldos dhe Bruno Fernandes ishte rezultat i një shakaje mes bashkëlojtarëve për klubin dhe vendin.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika