“Vargje për përvjetor”, Shukrije Ramadani: Ngrihu trimi jem, se bajlozi i zi ende sillet truallit tonë

Heroi, Agim Ramadani dhe gruaja e tij, Shukrije Ramadani

Sot janë bërë 25 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën e bëri bashkë me shokët.

Gruaja e Heroit, Agim Ramadani, Shukrije Ramadani, ka thurur vargje poetike në 25-të vjetorin e rënies së tij në altarin e lirisë. Këto vargje janë publikuar në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.

“Murana jote jam unë. Rrobat ti palova si dhimbjet e mia, me lot ti pastrova e gjakun me u tha se lash Si dritën e syrit, buzëqeshjen ne raftin e shpirtit e ruajta!”, janë disa nga vargjet e saja.

Postimi i plotë:

“Në përvjetorin tënd të 25

Murana jote jam unë

Rrobat ti palova si dhimbjet e mia,

me lot ti pastrova e gjakun me u tha se lash

Si dritën e syrit,  buzëqeshjen ne raftin e shpirtit e ruajta!
Pa lule asnji herë stê erdha,
e fjalën dy sta bana kurrë,
se si nuse t’fisme e të besës më dashte!

Te dy lisat e kronit qerpiku më dridhet
si teli i qiftelisë e zëri yt i ëmbël n’gurgullimë uji përzihet,
trupi më mpihet nga pesha e krahut në belin tim.

Era luan me pemët e harlisura e gishterinjë lehtas t’ngatërrohen në flokët e mia plot petale.

Me duart që mi puthje aq shpesh, sot , zgjedhi lule për varrin tënd!
Shpejt mbuloj tokën që mos ta shoh dheun që gjakun ta thithi ma unshëm se unê dashninë!

Me angushti zemre në heshtje këlthas; Ngrihu trimi jem,se bajlozi i zi ende sillet truallit tonë!

Zgjohu,se petka të ngushta po i priten atdheut, eja këtej kah ende tërbueshëm kalërojnë stuhitë!

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika