Varhelyi: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh – jemi të përgatitur për zgjerim

Komisioneri i Zgjerimit për BE-në, Oliver Varhelyi, ka bërë të ditur se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian po ndodh. Ai ka bërë këtë deklaratë duke përmendur se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Bashkimi Evropian është gati të pranojë shtetet e reja të Ballkanit Perëndimor

Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, ka deklaruar se anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh.

Sipas tij, nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Bashkimi Evropian është gati për të pritur shtetet e reja të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk ka një shenjë më të mirë dhe më të qartë se Shqipëria po bëhet shtet anëtar i BE-së sesa sjellja e kolegjit të Evropës në Tiranë. Nëse shikojmë historinë e Evropës Qendrore dhe Lindore, për shembull Natolini u krijua në vitin 1992, pra dy vjet pas rënies së murit të Berlinit, pas rënies së perdes së hekurt, kështu që po të bëjmë disa llogaritje i bie që mesazhi dhe ideja kryesore është që ky është një sinjal i qartë që anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh”, ka thënë Varhelyi, shkruan TopChannel.

Tutje, ai ka theksuar se anëtarësimi i Shqipërisë në BE-së është plani i rritjes që do ta bëjnë sot për ta përshpejtuar zgjerimin nga 1 janari i vitit tjetër, “në mënyrë që ne të jemi gati për të pritur shtetet e reja të BE-së, sepse jemi gati për t’ju pritur juve”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika