Varhelyi: BE-ja përmes planit për Ballkanin synon zbatimin e ujdive Kosovë-Serbi

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se BE-ja përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dëshiron që të promovojë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi gjatë forumit “BE-ja takohet me Ballkanin” në Sofje tha se BE-ja përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dëshiron që të promovojë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai theksoi se Serbia ka bërë progres dhe se është e nevojshme që BE-ja të vazhdojë negociatat për anëtarësimin e saj në bllok.

“Ne kemi një grup të gatshëm për t’u hapur për dy vjet. Serbia ka bërë përparim kur bëhet fjalë për bazat, veçanërisht në reformën e gjyqësorit dhe ligjet për median”, tha Varhelyi./KP

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika