Varhelyi: Duhet t’i mbrojmë mediat

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se me presidenten Vjosa Osmani ka pasur një bisedë shumë të mirë dhe ka treguar që ka biseduar për dialogun, mediat, korrupsionin e.t.j.

Ndërsa, ai ka përmendur edhe dhunën ndaj mediave në Kosovë, ku ka theksuar se “duhet t’i mbrojmë mediat”

“Po, kemi disa fushata sa i përket dhunës ndaj medias, duhet t’i mbrojmë mediat”, ka thënë ai.

“Ne patëm një diskutim shume të mirë dhe të frytshëm dhe mendoj se i kemi përmendur të gjitha elementet e progresit dhe besoj që ka porosi shumë të qartë nga takimi dhe që vjen nga Kosova, do të jetë që Kosova është shumë e përkushtuar sa i përket afrimit me BE-në”, ka thënë ai para mediave kosovare.

Sipas tij, Kosova i është bashkëngjitur BE-së, jo vetëm me fjalë për ta dënuar agresionin e Rusisë në Ukrainë, por edhe me vepra.

“Nuk kemi vetëm lajme të këqija që po ndodhin, sepse nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të jenë në gjendje të lëvizin dhe ky është një premtim i gjatë që është bërë nga Evropa dhe arritëm ta bëjmë edhe me punën e zotimet e qeverisë”, ka theksuar ai

“Lëvizja e lirë dhe pa viza është edhe në interesin tonë dhe është një sukses i përbashkët, jo vetëm që do të përjetohet, por dhe do të shfrytëzohet. Kemi diskutuar edhe çështjen e reformave, dhe ky është qëllimi i vizitave ne i kemi me parterë të Ballkanit se deri sa është arritur për kryerjen e reformave mendoj se këto reforma jo vetëm të vazhdohen”, ka shtuar ai.

Më tej, ai ka folur edhe për administratën publike në Kosovë, ku ka thënë se “administrata është joefikase e cenueshme”.

“Duhet t’i shohim edhe shënimet në të kaluarën për të gjitha regjionet ku është një element kritik, kemi përmendur edhe temën e sistemit gjyqësor, sepse administrata është joefikase e cenueshme dhe kemi disa raste të ndikimeve që bëhen atje dhe kjo përbën një sfidë të madhe”.

“Kosova ka luftuar edhe në aspektin e korrupsionit dhe nevojitet një vullnet, dhe duhet të nxirren vendime të duhura nga gjykata dhe të bëhen konfiskime”, ka kërkuar Varhelyi.

Ndërsa, Varhelyi ka folur edhe për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se një dialog i suksesshëm do të thotë rezultat e zhvillim.

“Prekem temën e dialogut, mendojmë se është bërë një progres vitin e kaluar, tani duhet të gjitha palët t’i zbatojnë pikat e marrëveshjes sa më parë, përfshirë edhe ato marrëveshjet e 2015, duke përfshirë këtu të drejtat e të gjithëve, unë qëllimi im nuk është vetëm të përkujtoj, por edhe t’i shtoj një element shtesë që do të ndihmojë në përshpejtimin e rekomandimeve dhe ne jemi të gatshëm për të ofruar programin e investimeve, nga i cili do të përfitojnë të gjithë nga dialogu”, ka thënë komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

 

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika