Varhelyi: Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE

Pas votimit të Maqedonisë së Veriut pro “Propozimit Francez”, Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së, Oliver Varhelyi, e ka përshëndetur një vendim të tillë dhe ka thënë se M. E Veriut e ka vendin në BE

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, e ka përshëndetur votimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut pro propozimit shtatë pikësh të Francës.

Ai ka shkruar në Twitter se Maqedonia e Veriut i përket Bashkimit Evropian, dhe se mezi presin t’i hapin negociatat për anëtarësimin e saj aty.

“E mirëpres rezultatin e votimit të sotëm pas ditëve të fundit të diskutimeve në Parlament, duke dhënë mandat të qartë për Qeverinë për të filluar IGC-në e parë bazuar në propozimin e Francës. Mezi presim hapjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut i përket BE-së”, ka shkruar Varhelyi.

Me 68 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët e pozitës të shtunën kanë miratuar konkluzionet e propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë.

Votimi i propozimit francez për ndryshime kushtetuese ishte kusht që Maqedonia e Veriut ta zhbllokonte procesin e integrimeve evropiane.

Pas miratimit të këtij propozimi, Maqedonia e Veriut do ta ketë obligim ta njohë pakicën bullgare si komb të barabartë me të tjerët.

Propozimi francez përmban shtatë pika, ku pika që ka nxitur më së shumti debat dhe madje ka shkaktuar edhe protesta të dhunshme në Maqedoninë e Veriut, ishte çështja e gjuhës dhe e kaluara historike, e cila është pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, dhe po kjo pikë është përfshirë në propozimin francez.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika