Varhelyi në Shqipëri, pritet të vizitojë By Pass-in e Vlorës

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi viziton këtë të enjte Shqipërinë. Së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ata do të shohin investimin në By Pass-in e Vlorës të financuar nga BE-ja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, të enjten e 14 korrikut, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në njoftimin e publikuar nga BE-ja, Varhelyi i shoqëruar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, do të vizitojë rrugën e By Pass-it të Vlorës, të financuar nga BE.

Më pas, ai pritet që të dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama.

Varhelyi, së bashku me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrel do të udhëtojnë të premten e 15 korrikut në Malin e Zi, në kuadër të Këshillit të 11-të të Stabilizim Asocimit.

Ndryshe, kryeministri shqiptar të mërkurën e 13 korrikut, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në një konferencë të përbashkët me Stoltenberg, kryeministri shqiptar ka thënë se si vend aleat dhe kandidat për Bashkimin Evropian, Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin tradicional në mbështetje të paqes rajonale dhe stabilitetit.

Ai e ka ritheksuar nevojën e përfshirjes së Kosovës në Partneritetin për Paqe.

“Pata shansin të them nevojën për të konsideruar përfshirjen e Kosovës në partneritetin për paqe. Edhe pse e dimë që ka disa kufizime politike nga disa aleatë dhe e dimë që ky është një organizëm konsensual, megjithatë në kohën në të cilën jetojmë, në këndvështrimin tim modest, është vërtetë e mençur që kjo të rikonsiderohet”, është shprehur Rama.

Rama beson se është e rëndësishme që të vijohet me një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e BP-së, përfshirë edhe Serbinë e cila nuk është pjesë e Aleancës.

Rama takohet me Stoltenberg, rithekson nevojën e përfshirjes së Kosovës në Partneritetin për Paqe

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika