Varhelyi pas takimit me Listën Serbe: Asociacioni kusht për integrim në BE

Pas Prishtinës ku u prit nga zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, gjatë qëndrimit të tij në Kosovës, i ka vizituar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Ai e kaloi në këmbë urën mbi lumin “Ibër”, ku dhe vazhdoi për te zyrat e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq.

Varhelyi tha se krijimi i Asociacionit është kusht për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë dhe për përparimin e Kosovës në BE.

“Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është parakusht për normalizim dhe përparim të Kosovës në rrugën drejt BE-së”, tha Varhelyi.

Me të ishte edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika