Varhelyi për vizat: Puna e përbashkët për luftimin e krimit solli rezultate

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për liberalizimin e vizave për Kosovën, në mes të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian duke thënë se "puna e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar solli rezultate edhe në terren"

Komisioneri Evropian për Zgjerimin në Bashkim Evropian, Oliver Varhelyi





Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Oliver Varhelyi ka mirëpritur marrëveshjen e arritur për liberalizimin e vizave për Kosovën në mes të përfaqësuesve të Parlamentit dhe Këshillit Evropian.

Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi ka thënë se puna e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar solli rezultate edhe në terren.

“E mirëpres marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Puna jonë e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar solli rezultate të prekshme në terren. BE qëndron në krah të njerëzve në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Varhelyi.

Ndryshe, përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Evropian kanë arritur të mërkurën marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Të mërkurën ekipet negociuese të Parlamentit dhe Këshillit arritën marrëveshjen e shumëpritur për liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në njoftimin për media të Parlamentit Evropian.

Më 30 nëntor, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ishin pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

“Heqja e vizave do të hyjë në fuqi kur sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, të jetë funksional, në çfarëdo rasti jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”, thuhet në këtë njoftim.

ETIAS kërkon që qytetarët e huaj, të cilët udhëtojnë pa viza në territorin e BE-së, t’i regjistrojnë të dhënat e tyre në këtë sistem para udhëtimit.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika