Varhelyi takohet me Ramën, thotë se plani 30 miliardë eurosh po realizohet me shpejtësi

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ai ka thënë se plani 30 miliardë eurosh ekonomik dhe i Investimit po realizohet me shpejtësi

Pamje nga takimi

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, është takuar këtë të mërkurë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Takova kryeministrin Edi Rama sot në Bruksel. Plani 30 miliardë eurosh ekonomik dhe i Investimit po realizohet me shpejtësi”, ka shkruar Varheleyi në platformën “X”.

Varhelyi ka thënë se plani i ri i Rritjes do të përqendrohet në konvergjencën e re të rajonit para futjes në Bashkimin Evropian.

“Tani me Pakon e Zgjerimit 2023 ne po ashtu do ta prezantojmë një mendësi të re. Plani i ri i Rritjes do të përqendrohet në konvergjencën e re të rajonit para futjes në BE”, ka shkruar  komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika