Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, është i bindur se Tirana është pikëtakimi për të gjithë rajonin dhe për të shtyrë më tej përpjekjen e të gjithë Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e BE-së.
Në Samitin e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, Varlehyi potencon se procesi i zgjerimit nuk ka të bëjë vetëm me kapitujt.
Sipas tij, procesi ka të bëjë me integrimin e ekonomive dhe shoqëritë e rajonit në BE.
“Tirana është kthyer në një qytet, në një pikëtakimi për të gjithë rajonin dhe për të shtyrë më tej përpjekjen e të gjithë Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e BE-së. BE duhet t’i ofrojë të gjitha përfitimet që sjell anëtarësimi, para se vendet tuaja të bëhen pjesë e BE. Është plan ambicioz. Kemi gjysmën e kohës për ta vënë në zbatim, por mendoj që ne kemi besim të plotë se do të mund t’i merrni përfitimet që sjell ky plan. Ajo që ju po shihni tani është shumë më shumë se ajo që do të kemi mundësi të shikojmë. Është shumë e qartë që tani për planin e rritjes, të gjitha vendet e kanë marrë në dorë. Por, rajoni duhet të ecë përpara vetë me shpejtësi, duhet të arrihen ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional”, tha Varhelyi.
“Ju mund të bëheni pjesë e tregut, edhe para se të bëheni shtete anëtare. 19% e atyre që ofrohen në rajon, do të merren deri në vitin 2027. Jemi në fillimin e një ndryshimi rrënjësor dhe të shpejtë në Ballkanin Perëndimor”, shtoi me tej ai.