Varka e përmbytur në Greqi kishte 100 fëmijë në bord

Një mjek i lartë në Spitalin e Përgjithshëm të Kalamatës i tha BBC-së se 100 fëmijë ishin në anije. BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur shifrën, por ajo u vërtetua nga shoqata bamirëse “Save the Children’, duke cituar dëshmitë e të mbijetuarve

Të mbijetuarit nga një varkë peshkimi që u mbyt në jug të Greqisë, në një nga fatkeqësitë më të rënda të emigrantëve në Evropë, mund të ketë pasur 100 fëmijë në bord.

Të paktën 78 persona janë konfirmuar tashmë të vdekur gjersa shumë të tjerë vazhdojnë të mungojnë në det, me raporte që sugjerojnë se deri në 750 njerëz ishin në bordin e anijes.

Nëntë persona, duke përfshirë disa egjiptianë, janë arrestuar si të dyshuar për trafikim njerëzish, raporton televisioni grek.

Roja bregdetare është kritikuar se nuk ka ndërhyrë më herët, por autoritetet thonë se ofertat e tyre për ndihmë u refuzuan.

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të zonës ku anija u përmbys pothuajse 50 milje detare larg bregut jugperëndimor, ndërsa shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë pakësohen.

Varka ishte nisur bosh nga Egjipti dhe ishte ndalur në portin libian të Tobruk, ku mori emigrantët për t’i dërguar drejt Italisë, raportojnë mediat greke, transmeton BBC.

Imazhet treguan kuvertat e mbushura me njerëz, por rrëfimet për një numër të madh grash dhe fëmijësh në bagazhin e anijes kanë ardhur nga mjekë që trajtuan kryesisht të mbijetuarit meshkuj.

Një mjek i lartë në Spitalin e Përgjithshëm të Kalamatës i tha BBC-së se 100 fëmijë ishin në anije.

“Njerëzit janë duke pritur për çdo lajm të mirë. Të mbijetuarit na thanë se kishte fëmijë në fund të anijes. Fëmijë dhe gra,” tha Dr. Manolis Makaris, kreu i kardiologjisë.

Ai tha se dy pacientë i kishin dhënë shifra të vlerësuara.

“Njëri më tha për 100 fëmijë, tjetri për 50, kështu që nuk e di të vërtetën, por është shumë”, shtoi ai. “Numri i saktë i të gjithë njerëzve që ishin në varkë ishte 750. Ky është numri i saktë që të gjithë më thanë për këtë,” tha ai.

Familjet e disa fëmijëve egjiptianë që ishin të zhdukur i kishin dërguar atij fotografi të të afërmve të tyre të vegjël, tha ai, me shpresën për t’i identifikuar.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur shifrën, por ajo u vërtetua nga shoqata bamirëse “Save the Children’, duke cituar dëshmitë e të mbijetuarve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika