Varroset Asllan Istrefi, intelektuali e ushtari besnik i UÇK-së

Me rastin e vdekjes së profesorit e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Asllan Istrefit, në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë u organizuan homazhe e u mbajtë mbledhje komemorative. Me vdekjen e Istrefit pjesëmarrësit thanë se Kosova humbi intelektualin e jashtëzakonshëm, ndërsa Mitrovica luftëtarin e orëve të para të UÇK-së

Foto ilustrim

Në radhë të parë familjarët ndërsa për homazhe të parët hynë shokët e ditëve t’vështira. Bashkëluftëtar nga Zona e Shalës, aty ku Asllan Istrefi ishte ndër të parët që veshi uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vdekja e ushtarit të ditëve të para e ka mërzitur shumë ish – komandantin Hajzer Istrefi. Si një intelektual që ishte, ai thotë se Asllanit nuk i mungonte as guximi, dëshmi e gjallë në vijën e frontit.

“Kur kthehet Asllan Istrefi na i sjellë të gjitha të dhënat edhe për popullatën për gjendjen e tyre edhe për pjesëtarët e Ushtrië Çlirimtare të Kosovës. Me depërtu përmes forcave serbe të sistemuara në krejt regjionin tonë edhe me marrë atë rrugë nuk ka qenë e lehtë”, deklaron Hajzeri.

Edhe ushtarë tjerë në Brigadën “141 Mehë Uka”, Asllan Istrefin e kujtojnë njeri meritor e trim.

“Ka qenë bashkëluftëtar, ka qenë një njeri i sakrificës, një njeri i fjalës dhe besës, dhe gjatë luftës por edhe para luftës si punëtor i arsimit ka dhënë një kontribut të madhë”, rrëfen veterani i UÇK-së, Ali Januzi.

Lufta e lavdishme në UÇK është vetëm kurorëzimi i veprimtarisë së gjatë të ish pjesëtarit të UCK-së.

“Asllani ka qenë edhe pjesë e grevës së minatorëve ka qenë në redaksinë e gazetës “Trepça” në atë kohë. Me të kam pasur një miqësi mbi 35 vjeçare”, rrëfen tash kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza. Edhe në fushën e arsimit kolegët e Asllanit kujtojnë kontributin e tij.

“Edhe para luftës edhe kur na larguar nga shkollat ai ka qenë pjesëmarrës në të gjitha aktivitet që janë mbajtur edhe protestat edhe gjithçka”, deklaroi për RTV Dukagjinin profesori, Abdullah Meha.

Menjëherë pas përfundimit të luftës intelaktuali Istrefi e palosi uniformën e UÇK-së e iu kthye arsimit. Për rreth dekadë në krye të shkollës së Mjekësisë në Mitrovicë.

“Atë kohë ne shkolla e mjekësisë ishim pa objekt shkollor, ngarendmin prej në shkolle në shkollën tjetër gjithmonë në kërkim të një akomidimi sa më të mirë të nxënësve. Në radhë të parë ky ishte synimi kryesor për Asllan Istrefin”, shprehet profesori i shkollë së mjekësisë, Zenel Ahmeti.

Pas homazheve në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë, u organizua edhe mbledhje komemorative. Ndërkaq profesori Asllan Istrefit u varros në Shipol të Mitrovicës.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika