Varroset drejtori menaxhues i Telegrafit dhe artisti Arlind Gjikolli – Gjikla

Drejtori menaxhues në dhjetë vitet e fundit i Telegrafit, artisti Arlind Gjikolli – Gjikla, është varrosur sot në qytetin e Pejës. Ai vdiq me pesë dhjetorë në moshë të re





Është varrosur drejtori menaxhues i Telegrafit dhe njëherit, artisti Arlind Gjikolli – Gjikla.

Gjikolli i njohur si “Gjikla” vdiq të hënën e 5 dhjetorit në moshën 41-vjeçare. Ky i fundit po varroset në Pejë, të martën e 6 dhjetorit mes plot të pranishmëve.

Foto nga varrimi i të ndjerit
Foto nga varrimi i të ndjerit

Gjikla, siç e quanin të gjithë të afërmit dhe miqtë, ishte themeluesi dhe shtylla krijuese e grupit WNC nga Peja, që zhanrin e muzikës rep në Kosovë e çoi në një stad më të zhvilluar, qoftë me tekste të angazhuara, me muzikë apo me interpretim.

“Çka kom pasë”, “Qikat e mira”, “Për ty” …  janë disa nga këngët e këtij grupi, që edhe sot dëgjohen dhe frymëzojnë gjeneratat e reja. Pas grupit WNC, Gjikla ka vazhduar edhe solo-karrierën, me tekste që kundërshtonin anomalitë e shoqërisë së Kosovës. Mjafton të përmendet këtu kënga “Juda”, që godet amoralitetin në politikë, tjetërsimin e individit dhe humbjen e perspektivës dhe të shpresës.

Apo, opinionin kritik, ku ndër të tjera thotë: “Pikërisht pse ti populli jem i dashtun nuk angazhohesh për shumë, as nuk merr shumë … mbetesh me pak e kënaqesh me pak”.

I tillë ka qenë Gjikla, opozitë e përhershme e së keqes dhe injorancës dhe një humanist që donte të mirën e përgjithshme të shoqërisë. Ata që patën fatin ta njohin, do ta kujtojnë përherë si person të buzëqeshur, të afërt, të dijshëm dhe mbi të gjitha si njeri të sakrificave, tek i cili secili mund të llogariste për këshilla dhe për ndihmë. Po për këtë, largimi nga kjo botë i njeriut të vlerave, është humbje e madhe jo vetëm për familjarët dhe për miqtë.

Në dhjetë vjetët e fundit, Gjikla ishte COO (Drejtor Menaxhues) i Telegrafit. Si person që jetonte me kohën dhe që donte përparimin, ai dha kontribut të madh në zhvillimin dhe rritjen e këtij portali. Gjikla ka qenë një nga shtyllat e risive teknologjike që Telegrafi çdo vjet ka sjell për lexuesit shqiptarë.

Kolegët e tij do ta përjetojnë rëndë mungesën e tij, sepse ishte i afërt me të gjithë, nxiste debate dhe krijonte atmosferë pozitive pune. Ishte i barabartë mes të barabartëve; njeri i sinqertë që donte të vërtetën, ndaj kjo reflektohej edhe në punën e gjithë stafit.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika