Vasfije Krasniqi – Goodman rrëfen prapaskenat e pjesëmarrjes në OKB

Për herë të parë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, morën pjesë viktima të mbijetuara të krimeve të Serbisë. Pjesëmarrja e katër grave që përjetuan forma të ndryshme të dhunës gjatë luftës në Kosovë, ngjalli reagime të shumta. Vasfije Krasniqi-Goodman, ka treguar prapaskenat për Dukagjinin

Katër ulëse prapa Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, morën vëmendjen e të gjithëve ditën e 22 prillit.

Për herë të parë, në to u ulën katër gra të mbijetuara të formave më brutale të dhunës së Serbisë në Kosovë.

Kjo ishte edhe arsyeja pse seanca filloi me pak minuta vonesë e të njëjtat patën problem për të hyrë në sallë.

“Nuk e kam të qartë pse nuk na lejuan. Dy herë na kanë thënë se ‘bexhat’ nuk po funksionojnë që të hynë brenda, por ne arritëm të hymë sepse presidentja u tha se nuk hy brenda e mbaj fjalimin jashtë dhe nuk hynë pa dëshmitarët brenda. Po, ne i kemi paralajmëruar se do të jemi aty”, ka thënë Krasniqi – Goodman.

Prezenca e Vasfije Krasniqi-Goodman, Fahrije Hoti, Elhame Muçolli dhe Shyrete Tahiri – Suljemani, e  pengoi presidentin serb Aleksandër Vuçiq, e pati edhe përballje me kryesuesen e cila ia dha tre minuta kohë për replikë për këtë  çështje.

“Viktimat e atij regjimi zotëri Vuçiq janë këtu, merr pak kohë e kërkoju falje. Tregoju të gjithëve nëse ke një shenjë sado të vogël të humanitetit që ka mbetur në ty”, ka thënë presidentja, Vjosa Osmani.

E ky, ishte momenti që Vasfije Krasniqi-Goodman e kishte ëndërruar.

“Fjalën e fundit kur presidentja ia tha Vuciqit për me kërku falje për krejt krimet e luftës që janë bërë në Kosove ka qenë momenti më i mirë për të gjitha neve katër dëshmitarët që kemi qenë aty. Se ne e kemi pritur këtë ditë që një lider i joni të ia thotë Vuçiqit përballë që të kërkojë falje për të gjitha krimet që janë kryer në Kosovë”, ka shtuar Krasniqi – Goodman.

Në Prishtinë, prezenca e të mbijetuarave të dhunës së Serbisë në Këshill të Sigurimit, është përshendetur e vlerësuar si pozitive dhe e një rëndësie të jashtëzakonshme.

“Ky ballafaqim i drejtpërdrejt është shumë i rëndësishëm pasi që edhe sot e kësaj dite të mbijetuarat e dhunës seksuale,  kërkojnë drejtësi dhe pa një ballafaqim të mirëfilltë dhe Serbia të kërkoj falje publike, mendoj që nuk mund të ecet tutje dhe të krijohet paqe e qetësi në rajon”., ka thënë drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti.

Përveç Serbisë, kundër pranisë së katër grave në delegacionin e Presidentes, ishte edhe Rusia, e aty Osmani në detaje foli për përjetimet e tmerrshme të secilës në luftën e fundit në Kosovë.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika