Vazhdimi i filmit “Dune”, a do t’i befasojë shikuesit?

Aktorit spanjoll, Javier Bardem, thotë se pjesa e dytë e filmit Dune do t'i befasojë adhuruesit e këtij filmi, të cilet janë duke e pritur me padurim

Nëse e keni parë filmin Dune, pjesën e parë, e dini që përfundon në një varg shkëmbor, pasi regjisori ka përshtatur vetëm gjysmën e romanit epik të Frank Herbert.

“Kam lexuar draftin e ri,” tha Javier Bardem, për një audiencë në festivalin Kanës. Me tej ai shtoi “ mendoj se ata kanë bërë një punë të mrekullueshme duke bashkuar pjesët në një mënyrë që do t’i habisë njerëzit. Ata nuk do të befasohen nga ajo që ndodh, padyshim, sepse e kane lexuar librin, por do të habiten nga mënyra se si kanë bashkuar dy pjesët”.

“Unë u preka shume prej tij. Është një film që mund ta ndjeni peshën e tij, dhe në të njëjtën kohë mund ta shijoni spektakolaritetin e tij. Mezi pres të kthehem në shkretëtirë më ata njerëz dhe regjisorin Denis Villeneuve, i cili është një nga regjisoret më të mëdhenj ndonjëherë”, raporton EMPIRE.

Denis Villenueve (në të majtë) gjatë xhrimev të filmit Dune

E ardhmja afatgjatë e “Iverses Dune” të Villeneuves pritet të shihet. Regjisori ka sugjeruar që në mënyrë ideale do të dëshironte të përfundonte me një trilogji , me pjesën e tretë që mbulon ngjarje e novelës së dytë të Frank Herbert-it, Dune Messiah.

Dune: Pjesa e Dytë fillon xhirimet në Budapest së shpejti, me Aktorë të rinj si, Chrisopher Walkewen si Perandori Padishah Saddaam IV, Florence Pugh si vajza e tij Princesha Irulan deh, Austin Butler si Feyd-Rautha, nipi dinak i Stellan Skarsgard baroni Harkonnen.

Filmi pritet të shfaqet nëpër ekranet e kinemave më 20 tetor të vitit të ardhshëm.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika