Vazhdojnë aksionet, Policia konfiskon përsëri armë në veri

Policia e Kosovës ka vazhduar me aksione në veri të Kosovës. Sot në një lokacion në Zubin Potok janë konfiskuar sasi armatimi derisa autoritetet nuk dhanë shumë detaje e aty të pranishëm ishin edhe zyrtarë të EULEX-it. Edhe një ditë më parë u konfiskua artileri armatimi që sipas Policisë dyshohet se lidhet me sulmin në Banjskë të vitit të kaluar

Është shtëpi e vetme që gjendet goxha thellë në një mal në fshatin Drobnjak të Komunës së Zubin Potokut.

Por,Policia e Kosovës pikërisht në të dyshoj, se mund të ketë diçka ilegale.

E bëhet fjalë për hiç më pak se armë.

Të njëjtit në aksion, morën me vete edhe zyrtarë të EULEX-it.

Aksioni që filloi diku rreth orës 14:00 vazhdoi deri në orët e pasdites.

Policia e Kosovës vazhdonte kontrollet.

Aty prezent ishte edhe vet zv.drejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, por që nuk qëndroi edhe gjatë dhe nuk pranoi të jap informata në lidhje me aksionin.

Nga vendi i ngjarjes filluan të largohen një nga një rreth orës 16:00.

“Para 10 minuta Policia e Kosovës ka përfunduar një aksion që dyshohet të jenë gjetur armë, këtë nuk e ka konfirmuar ende as Policia e Kosovës.”

Këtë e konfirmoj me anë të një komunikate për media, ku tregoi edhe se çka kanë gjetur, e sipas pamjeve të publikuara nga ta armatimi u gjet në një bure.

Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë marrë nga Policia janë: – Uniformë ushtarake – Pjesë të pushkëve të gjata – Jelek taktik – Gas maska-  Një tytë e pistoletës, – Një palë pranga dhe – 1471 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Këto aksione eksperti i sigurisë Arben Dashevci nuk i sheh  si diçka serioze vetëm si vazhdimësi e shtrirjes së plotë të kontrollit në këtë zonë.

Arben Dashevci, Njohës i fushës së sigurisë tha se “  Sepse po i zbulon edhe ato copëzat e mbetura në Kosovë, duke pasur parasysh sulmin e Banjskës. Tani është bashkëpunimi i qytetarëve dhe Policisë së Kosovës”.

Policia po vazhdon që me ketë kontrolle t’i largoj edhe mbetjet e fundit të armëve dhe rrezikut që në këtë zonë është shfaqur më herët.

Kurse, pikërisht në Zubin Potok, KFOR një ditë më parë ka ndalur një kontrabandë me dele, pije alkoolike de jo alkoolike.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika