Vazhdojnë ankesat për konkursin e gradimit nga “Polic i Lartë” në “Rreshter”

Ankesa të shumta nga zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë ardhur në drejtim të redaksisë së Dukagjinit pasi që u raportua për keqpërdorime brenda testimit për gradimin e policëve në rreshter. Ata pretendojnë që në qendra të ndryshme testimi ka pasur favorizime

Raportimet e Dukagjinit për dyshime për keqpërdorime brenda një konkursi për gradim në Policinë e Kosovës, e kanë bërë televizionin adresë për shumë zyrtarë policorë, që të tregojnë për padrejtësitë që thonë se i kanë parë me sytë e tyre.

Në kushte anonimiteti zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë hedhur dyshime për formën si u mbajt ky proces për të cilin u raportua edhe paraprakisht.

Testi ishte mbajtur më 4 maj në disa qendra të ndryshme në gjithë Kosovën por disa u përmendën më shumë për keqpërdorime.

“Është e vërtetë që ka pasur tepër parregullsi, sidomos nëpër amfiteatër në Fakultetin e Edukimit dhe në Fakultetin Teknik në qytetin e Prishtinës. Pjesëmarrësit kanë kopju mes veti ku mund të verifikohen edhe rezultatet me ata tjerët që kanë qenë në klasa më të vogla”, ka thënë një zyrtar anonim.

“Ka pas shumë parregullsi. Vet kam qenë pjesë e testimit, ka pas kopjim masiv. Janë lejuar që gjatë gjithë kohës të dalin jashtë me arsye për në banjo. Po foli për testin e mbajtur në Universitetin e Prizrenit. Besoj ka dhe kamera në korridore ku shihen shumë lëvizje”, ka thënë një zyrtar tjetër

“Dua të jem anonim por dhe në Fakultetin Teknik ku dhe unë isha ka pasur tejet parregullsi. Kam vërejtur policë të gjeneratës së 54-të për 15 minuta kanë përfunduar testin dhe të njëjtit kanë marr mbi 90 pikë”, ka thënë në kushte anonimiteti një zyrtar tjetër.

Për këtë Inspektorati i Policisë së Kosovës tashmë ka krijuar grupin hetues, të cilët do të bëjnë hetim të jashtëzakonshëm për rastin.

Sipas ish-hetuesit të Policisë, Naser Sopjani, IPK duhet të merret intensivisht me këtë çështje.

“Inspektorati i policisë tash duhet të jetë shumë syhapur në këtë proces sepse kemi të bëjë me një gradim në PK që tash për tash është më vështirë të merret gradë. Duhet të kalohet një kohë më e gjatë në polici e në këtë rast nëse dikush favorizohet ose gradohet atëherë është shumë keq”, ka thënë Sopjani.

Sipas tij, për keqpërdorime të personave të caktuar nuk duhet të njolloset i gjithë institucioni.

“Unë besoj që nuk duhet ta identifikojmë krejt institucionin me një veprim të caktum. Edhe nëse ka dal testi apo edhe nëse ka favorizime ka njerëz të caktun brenda. Nuk mund të themi se është institucioni”, ka shtuar Sopjani.

Policia e Kosovës i ka thënë Dukagjinit se është e gatshme të jetë bashkëpunuese me IPK-në për hetimin më të thellë të këtij rasti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika