Vazhdojnë granatimet në Mariupol mes përpjekjeve për evakuim

Në qytetin e Mariupol-it forcat okupuese ruse pas disa thirrjesh për dorzim të forcave ushtarake të Ukrainës kanë filluar bombardimet për ti dhënë fund rezistencës

Mariupol

Një udhëheqës ushtarak i një prej njësive ukrainase të rrethuar në portin e Mariupol-it ka thënë se forcat ruse po vazhdojnë bombardimet e tyre të qytet në mes të negociatave për evakuimin e civilëve.

Maksym Zhorin, bashkëkomandanti i regjimentit Azov të Ukrainës, ka deklaruar se forcat ruse “nuk kanë ndalur bombardimin e zonave të Mariupol-it” mes negociatave për të ashtuquajturat “korridoret e gjelbërta” për evakuimin nga qyteti, duke kufizuar numrin e njerëzve që mund të të evakuohen.

Dy zyrtarë të lartë ukrainas gjithashtu kanë thënë se të mërkurën ishin gati të takonin homologët e tyre rusë për të negociuar kalimin e sigurt për civilët dhe trupat ukrainase që qëndrojnë në qytet. Zhorin shprehu shpresën se një vend i tretë mund të veprojë si garantues për një marrëveshje evakuimi.

Mariupol

Ndërsa Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se aktualisht Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk mund të zhbllokojnë Mariupol-in me mjete ushtarake, duke shtuar se nëse 3-4 për qind e popullsisë së mbetet ende gjallë atje, është ‘’maksimumi”.

Forcat ushtarake ukrainase nuk mund të arrijnë në Mariupol për shkak të 120 kilometrave të okupuara “për të arritur sot çlirimin ushtarak të qytetit të Mariupol-it. Kjo është e vërtetë. Ne nuk mund ta bëjmë sot”, ka thënë Zelensky.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika