Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Institucionet e sigurisë janë duke vazhduar hetimet për rastin e vdekjes së tre fëmijëve në fshatin Jabllanicë të Gjakovës para disa javës, si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër. Në një përgjigje për televizionin Policia e Prokuroria thanë se po kryejnë veprimet e nevojshme porse ende nuk dihen rrethanat e tragjedisë

Kanë kaluar tri javë qëkur tre fëmijë humbën jetën në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër.

Ky i fundit sipas autoriteteve lokale, ishte një ndërtesë e vjetër e pabanuar, e mbetur e tillë që nga viti 1999.

Sipas deklarimeve të familjarëve, të miturit ishin duke luajtur në objektin në fjalë kur objekti ishte shembur e zbuluar më vonë, gjatë kërkimit të prindërve.

Hetimet nisën nga organet për të determinuar shkaqet e njëheri, edhe përcaktimin se a pati neglizhenca që mund të kenë pasur ndikimin e vet.

Por ndonëse kanë kaluar javë, nuk ka ndonjë risi në të gjetura.

“Jo deri tani. Hetimet nuk kanë përfunduar. Të gjitha veprimet e nevojshme janë duke u ndërmarrë në koordinim me prokurorin kompetent”, ka deklaruar Sheremet Elezaj, Zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës.

Në detaje të tjera lidhur me hetimet, është kursyer edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë.

“Lidhur me pyetjet tuaj, ju njoftojmë se rasti është duke u trajtuar në koordinim me Policinë e Kosovës, dhe janë autorizuar për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve lidhur me këtë rast”, ka theksuar Drin Domi, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Të shtunën e dy shkurtit, nga pamjet e kamerave në afërsi, shihej se objekti ishte shembur rreth orës 16:35.

Ndërkaq, trupat e viktimave ishin gjetur pas gati gjashtë orëve kërkim.

Televizioni është përpjekur të kontaktojë edhe me Drejtorinë e Infrastrukturës së Komunës së Gjakovës për të parë nëse e njëjta ka inspektuar vendin e ngjarjes ose ka të dhëna të tjera por zyrtarë të saj nuk janë përgjigjur.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika