
Historitë që tregojnë për sakrificë, punë me djersë e gjak, do të vazhdojnë edhe në pjesën e dytë të emisionit “Ëndrra amerikane”, i cili transmetohet në Televizionin Dukagjini.
Ky emision është në bashkëprodhim mes RTV Dukagjini dhe Embetha Production.
Emisioni “Ëndrra amerikane”, transmetohet për shikuesit çdo të premte duke filluar nga ora 21:30.
Edicioni i parë special i “Ëndrrës amerikane” ka sjellë për shikuesit e TV Dukagjinit një rrëfim të veçantë nga i ftuari, i cili ka treguar historinë e tij të ikjes nga Kosova në shtetet evropiane, dhe përfundimin e tij në Amerikë.

Po ashtu, nga historia e tij e dhimbshme ishte edhe rrëfimi i ikjes si fëmijë nga Jugosllavia, për në “Shqipërinë e Enver Hoxhës”.
Ai me detaje ka treguar rrugëtimin sfidues dhe mallin e pashuar për atdheun.
“Ushtria jugosllave, ferri i shqiptarëve sepse na sulmonin, u detyrova të ikja në Itali dhe pastaj në Amerikë”, është shprehur ai, për emisionin “Ëndrra amerikane”.
Për të dëgjuar rrëfime të ndryshme nga shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të filloni të ndiqni emisionin “Ëndrra amerikane”.