Vazhdojnë kolonat e gjata në kufi, mbi tetë orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Mërgimtarët që po udhëtojnë nga Kosova janë duke përjetuar pritje të gjata në pikat kufitare, sidomos pasditen e kësaj të shtune. Situata më e vështirë është në pikën kufitare në Merdarë, ku qytetarët janë duke pritur deri në mbi 8 orë për të kaluar në Serbi

Me kolona të gjata dhe pritje disa orëshe në kufi po përballen mërgimtarët edhe pasditen e kësaj të shtune.

Pika kufitare më e ngarkuar vijon të jetë ajo në Merdarë, ku siç ndodh rëndom edhe tani qytetarët po presin deri në mbi 8 orë për të kaluar.

Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, të përditësuara në orën 17:10, kolona e veturave që janë duke pritur të dalin nga Kosova në Merdarë është 4500 metra.

Mbi 5 orë janë duke pritur qytetarët që po dalin nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare në Mutivodë.

Edhe në Jarinjë qytetarët janë duke pritur deri në 3 orë për të dalë nga kjo pikë kufitare.

Kolona të gjata të veturave janë krijuar edhe në pikën kufitare në Muçibabë, ku qytetarët po presin deri në dy orë.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale lidhur me gjendjen në kufi duke klikuar KËTU.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika