Vazhdojnë kolonat e gjata në Merdar e te Dheu i Bardhë, pritjet janë më shumë se dy orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet në pikën kufitare në Merdar janë deri në dy orë e 20 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërsa kolona e automjeteve është 900 metra. Kurse në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në gjysmë ore dhe kolona e automjeteve është 150 metra

Ilustrim

Numri i madh i bashkatdhetarëve që po vijnë në Kosovë për festat e fundvitit, ka bërë që në pikat kufitare të ketë fluks të madh të automjeteve, duke shkaktuar kështu pritje të gjata.

Pikat kufitare mes Kosovë dhe Serbisë, në të cilat, ka më shumë fluks të madh të veturave, janë Merdari dhe Dheu i Bardhë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 07:39), bashkatdhetarët në pikën kufitare në Merdar, janë duke pritur deri në dy orë e 20 minuta për të hyrë në Kosovë, kurse kolona e automjeteve është 900 metra.

Ndërsa, te pika kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në gjysmë ore dhe kolona e automjeteve është 150 metra.

Po ashtu ,fluks të bashkatdhetarëve ka edhe në pikat tjera kufitare si në Muçibabë dhe në Mutivodë. Në këto dy pikëkalime kufitare pritjet janë nga 10 deri në 30 minuta, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 100 metra.

Ndërkaq, dy vendkalimet kufitare me Serbinë në veri të vendit, Jarinjë dhe Bërnjak, janë duke vazhduar të qëndrojnë të mbyllura, si pasojë e barrikadave të vendosura në veri të vendit.

Njoftimi nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika