Vazhdojnë kolonat në Merdarë e te Dheu i Bardhë, pritjet deri në gjysmë ore

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të mërkurën e 4 janarit ka pasur pritje deri në gjysmë ore për të dalë nga Kosova, në pikat kufitare në Merdarë, te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë

Fotoilustrim

Të mërkurën e katër janarit, Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet në pikat kufitare, të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Dheun e Bardhë, Merdarë dhe Jarinjë.

Te pika kufitare në Merdarë pritjet në dalje raportohen të jeni deri në 30 minuta, ndërsa në hyrje 3-5 minuta, e kolona e automjeteve raportohet të jetë deri në 150 metra.

Ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë jashtë Kosovës po arrijnë deri në gjysmë ore, ndërkaq në hyrje pritjet raportohen të jenë 5 deri në 10 minuta.

Ndërkaq, në këtë pikë kolona e automjeteve është deri në 150 metra.

Në hyrje të pikës kufitare në Jarinjë pritjet në dalje raportohen të jenë 15 deri në 20 minuta, ndërsa në hyrje 5 deri në 10 minuta.

Ndërkaq, në këtë pikë kolona e automjeteve është deri në 100 metra.

Ilustrim

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika