Vazhdojnë pritjet e gjata në kufi, kolona arrin deri në 2000 metra

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në pikën kufitare të Merdarës arrijnë deri në 4 orë, ndërsa kolonat në dalje të kësaj pike arrijnë deri në 2000 metra. Kolona të gjata dallohen edhe te pika kufitare e Dheut të Bardhë

Fluksi në pikat e kalimit kufitar ka qenë i lartë gjatë muajve të verës, e i njëjti po vazhdon akoma.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në pikën kufitare të Merdares arrijnë deri në 4 orë, ndërsa kolonat në dalje të kësaj pike arrijnë deri në 2000 metra.

Jo më ndryshe paraqitet edhe pika kufitare e Dheut të Bardhë.

Pritet në dalje po arrijnë deri në më shumë se dy orë, gjersa kolonat në këtë pikëdalje arrijnë deri në 1300 metra.

Kolonat në Muçibabë po arrijnë deri në 300 metra, ndërsa pritjet deri në gjysmë ore.

Pikat e tjera kufitare dallohen me më pak pritje dhe pa kolona.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika