Vazhdojnë protestat kundër ndryshimeve në sistemin e drejtësisë në Izrael

Janë duke vazhduar protestat në Izrael kundër reformave në drejtësi, duke kundërshtuar kështu planet e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të forcuar kontrollin mbi Gjykatën e Lartë

Protesta në Izrael. Foto: Reuters

Janë duke vazhduar protestat në Izrael kundër reformave në drejtësi, duke kundërshtuar kështu planet e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të forcuar kontrollin mbi Gjykatën e Lartë.

Kjo protestë po ndodh kur Izraeli po përballet me një rritje të lartë të tensioneve në disa fronte gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Rreth xhamisë Al-Aksa në Jerusalem, dhjetëra mijëra besimtarë priten për lutjet e mbrëmjes mes shqetësimeve për një përsëritje të mundshme të bastisjeve të policisë, si ato të kësaj jave që u pasuan nga sulme me raketa ndaj Izraelit dhe sulme izraelite në Gaza dhe Libanin Jugor.

Ndryshimet e propozuara nga Qeveria, që do t’i kufizonin kompetencat e Gjykatës së Lartë për të vendosur kundër legjislativit dhe ekzekutivit, ndërsa do t’u jepnin ligjvënësve të koalicionit më shumë pushtet në emërimin e gjykatësve, kanë shkaktuar krizën e brendshme më të rëndë ndër vite.

Për këtë situatë kritikët thonë se ndryshimet do të dobësonin gjykatat dhe do t’i jepnin pushtet të shfrenuar Qeverisë, duke rrezikuar të drejtat dhe liritë demokratike me efekte të rënda në ekonomi, si edhe marrëdhëniet me aleatët perëndimorë, të cilët kanë shprehur shqetësime.

Për shkak të protestave, kryeministri Netanjaju vendosi në fund të marsit të shtynte miratimin e ndryshimeve në sistemin e drejtësisë. VoA

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika