Vazhdojnë punën kazinotë në Karaçevë, heshtin institucionet

Po vazhdon të zhvillohet normalisht veprimtaria ilegale e kazinove në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Dy të reja që u hapen para një muaji tashmë kanë vendosur edhe llogot. Institucionet vazhdojnë të heshtin, ekspertet e sigurisë thonë se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të marrë përgjegjësi.

Kazinotë në Karaçevë

Jo më shumë se një muaj energjia elektrike në këto kontejnerë që shërbejnë si kazino në Karaçevë është ndalur nga KEDS.

E ky fshatë që gjendet në zonën kufitare me Serbinë është mjaftë i njohur tashmë shkaku i veprimtarive ilegale

Këto kazino po vazhdojnë pa ndërhyrje nga askush që të rrisin veprimtarinë.

Një muaj më parë televizioni Dukagjini ka raportuar se janë hapur dy kazino të reja këtu në hyrje të fshatit Karaçevë të Kamenicës, e ato ashtu siç shihen edhe nga pamja mbrapa nesh ju është vendosur edhe llogoja.

Për vendin që është shndërruar në një qendër të kazinove, shqetësimin e kanë ngritur edhe vet banorët e Karaçevës, por të cilët bashkë me zyrtarët komunal që ankesën e banorëve e adresuan në MPB përgjigje nuk morën asnjëherë.

“ Problemin e kemi paraqit te Ministria e Punëve të Brendshme duke e dit se është organi kryesor që merret më problem të tilla por deri tash nuk kemi marr përgjigje dhe kazinot që janë tash janë në zonën neutral dhe ne nuk mundemi më ndërmarr asgjë pa ndërhyrë niveli qendror dhe po presim prej tyre që të marrin një veprim të tillë”, ka thënë Lidiona Marovca- Zëdhënëse e Komunës së Kamenicës

Jo vetëm komunës por dikasteri që udhëhiqet nga Ministri Xhelal Sveçla nuk kanë kthyer përgjigje as për televizionin Dukagjini.

Përgjigjja e vetme e kësaj ministrie ishte në shtatorë të vitit të kaluar e ku këto veprimtari u rikthyen në vëmendje. Atë kohë kjo ministri kishte thënë se nuk munden të ndërhyjnë në pjesën e kazinove më arsyen se gjenden në zonën neutral.

Ky arsyetim për ekspertin e çështjeve të Sigurisë, Hajrullah Ternava, është e pakuptimtë.

“KFOR-I është institucion ndërkombetare dhe ministria e Punëve të Brendshme p ërmes KFOR-it duhet të intervenoj dhe kjo cështje nuk është aq e komplikume ashtu siq e bëjnë më nis me lejuar e gjithë bota do të kishte problem më këtë dokuri”, ka thënë ai.

Intervenimi i vetëm i Policisë së Kosovës në këtë pjesë për rrëzimin e këtyre veprimtarive ishte në shtatorë të vitit 2020 kur ministër ishte Agim Veliu.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika