Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se po vazhdojnë vizitat në shtëpi për pensionistët mbi 80-vjeç dhe për ata që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht në zyrat e pensioneve.
Përmes një njoftimi në Facebook, Murati ka thënë se kjo praktikë është shtrirë në të gjitha komunat nga muaji korrik.
“Po vazhdojnë vizitat në shtëpi për pensionistët që janë mbi 80 vjeç apo që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht në zyret e pensioneve. Pas pilotimit me sukses të këtij programi, që nga muaji korrik e kemi shtrirë në të gjitha komunat dhe tani ekipet mobile vizitojnë të gjithë ata që për shkak të moshës së shtyrë apo shëndetit e kanë të vështirë paraqitjen fizike në zyrat përkatëse”, ka shkruar ai.
Paraqitja e kërkesës, bëhet në formë elektronike, të paktën 7 ditë para datës kur do të duhej të paraqiteshin në departamentin e Pensioneve.
“E mundimshme”, pensionistët ankohen për lajmërimin çdo 6 muaj