Vazhdon bashkëpunimi bilateral ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Kosova dhe Jordania kanë nënshkruar Planin bilateral ushtarak 2023, si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes dy vendeve

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se  Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Jordanisë kanë nënshkruar Planin bilateral ushtarak 2023, si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes dy vendeve.

Drejtori i Departmentit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Integrimeve Euro-atlantike Kolonel Sylejman Cakaj dhe Major Mentor Ibrahimi me ftesë të Komandës së Forcave të Armatosura të Jordanisë, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Jordani.

Gjatë takimeve me autoritetet zyrtare jordaneze, u shpreh gatishmëria e forcimit të bashkëpunimit edhe më të ngushtë në të ardhmen.

Ndër të tjera, autoritetet ushtarake jordaneze u shprehën të hapur dhe të gatshëm për të mbështetur Ushtrinë e Republikës së Kosovës, për çka u vlerësua lart nga Kolonel Cakaj, i cili me këtë rast shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë në emër të lidershipit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika