Vazhdon debati virtual në mes të zëdhënësit të VV-së dhe deputetes Kica – Xhelili

Doarsa Kica dhe Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka dhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, kanë pasur polemika virtuale me njëri-tjetrin, në lidhje me një raport të perceptimit të korrupsionit.

Manxhuka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tash deputetja e LDK-së është renditur me ata që i ka akuzuar më parë.

“Nuk ka ndërruar qeveria. Ka ndërruar Doarsa. Diçka për të cilën krenohej vetë, sot e quan propagandë. Në fund ajo ka zgjedhur që të rreshtohet me ata që, siç thoshte ajo vetë, për vitin 2020 e rendisnin Kosovën në një grup me vendet me nivele të larta të korrupsionit”, tha ajo.

Si kundërpërgjigje, deputetja Kica – Xhelili tha se nën Qeverinë aktuale Kosova renditet me shtetet që kanë korrupsion të lartë, madje, sipas saj, ka stagnim nga viti paraprak.

“VV ma paska postuar foton e parë si ‘pretekst’ se unë kam ndryshuar. E në fakt, në foton e dytë keni pozicionimin e tanishëm të Kosovës. Me KËTË Qeveri. PRAP me Vietnam e sojin e shteteve me nivel të lartë të korrupsionit. Madje, shenja = i bie që kemi stagnim nga viti paraprak.Tani, a kam ndryshuar UNË standard apo Qeveria, vlerësojeni vet. KORRUPSIONI ËSHTË KORRUPSION, SI DIKUR PA ALBIN KURTIN, SI SOT ME ALBIN KURTIN. Herën tjetër kur flisni për mua, mos u frikësoni t’i lini komentet e hapura për publikun”, tha ajo.

Nuk vonoi shumë dhe zëdhënësi i VV-së iu kundërpërgjigj duke thënë se ajo mburrej kur Kosova kishte pasur përmirësim prej 17 vendesh në perceptimin mbi korrupsionin.

“Në vitin 2023, Kosova renditet në vendin e 83-të me 41 pikë. Në vitin 2020 renditej në vendin e 104-të me 36 pikë. Për fatin e mirë, edhe Vietnami si Kosova në këto vite paska shënuar progres. Shumë mirë për luftën kundër korrupsionit. Shumë mirë ishte edhe për Kosovën kur mburreshe me përmirësimin prej 17 vendeve.  Është e vërtetë se korrupsioni është korrupsion. Po si u bë atëherë që në mënyrë të vetëdijshme të shkosh mu te ata që në qeverisjen e tyre kishte më shumë korrupsion sipas të njëtit indeks.  P.s. Komentet në profilin tim kanë qenë gjithnjë të hapura, me një dallim që unë nuk kam qenë i detyruar të ndërroj asnjëherë profilin tim me rastin e ndryshimit të standardeve (lexo: ndërrimit të partive)”, tha ai.

Doarsa Kica – Xhelili fillimisht ishte deputete e Grupit Parlamentar të VV-së, në kuadër të Listës Guxo, por pas një kohe aderoi në LDK, dhe tashmë e kryen funksionin e deputetes në kuadër të kësaj partie.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika