Vazhdon dëgjimi i dëshmitares së parë në Hagë në seancë të mbyllur

Në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është duke vazhduar dëshminë e saj dëshmitarja e parë

Të mërkurën, në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është duke vazhduar dëshminë e saj dëshmitarja e parë.

Me kërkesë të prokurorit të ZPS-së, seanca e dëgjimit të dëshmitares është mbyllur për publikun.

Dëshmia e tij pritet të zgjasë katër ditë, së pari do të fillojë prokuroria ta marrë në pyetje, dhe pastaj edhe mbrojtja e cila ka kërkuar 14 orë në dispozicion për kundërpyetje.

Dëshmitarja e parë, sipas prokurorit, ishte intervistuar në Prishtinë në dy raste dhe se njëjta në këtë seancë ka kërkuar që në ato intervista duhet të bëhen disa ndryshime.

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, filloi më tre prill të këtij viti.

Ata po qëndrojnë në paraburgim që prej nëntorit të vitit 2020.

Ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi ta, siç janë krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika