Vazhdon dëgjimi i dëshmitarit, Pjetër Shala po e ndjek seancën me video-lidhje

Edhe këtë seancë, Shala po e ndjek me video-lidhje, ndërsa po dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të pestë në një seancë të mbyllur

Në Hagë është duke vazhduar gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.

Edhe këtë seancë, Shala po e ndjek me video-lidhje, ndërsa po dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të pestë në një seancë të mbyllur.

Dëshmia është dhënë përmes video-lidhjes.

Ndryshe, dëshmitari që mban numrin 10, ka dëshmuar edhe gjatë ditës së hënë ku ka folur për shtabin e logjistikës në Kukës, derisa ka pretenduar se Pjetër Shala “hynte e dilte pa pyetur askënd”.

Gjykatësja ka njoftuar se këtë të martë do të ketë tri seanca të rregullta.

Të hënën në Hagë u dëgjua dëshmitari i pestë kundër Pjetër Shalës.

Më 25 prill, Shala e ka dorëzuar dosjen paraprake për gjykimin që po zhvillohet ndaj tij.

Ndryshe, gjatë muajit shkurt ka filluar gjykimi ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij.

Në mars ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku deri më tani janë dëgjuar pesë dëshmitarë.

Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika