Vazhdon dëshmia e radhës në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve

Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi do të vazhdojë edhe këtë të martë

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në gjykimin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerëve, dëgjimi i dëshmitarit të radhës do të vazhdojë edhe këtë të martë, pasi dëshmitari i dhjetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka përfunduar dëshminë e tij.

Identiteti i dëshmitarit të ri mbetet i fshehur për publikun, për të cilin, po zbatohen masa mbrojtëse.

Dje, dëshmitari me kodin (03540), ka pretenduar se gjatë vitit 1998 derisa po punonte si rojtar i pyllit, ishte ndalur, sipas tij, nga ushtarët e UÇK-së dhe për 56 dite ishte keqtrajtuar dhe maltretuar fizikisht.

Prokurori e pyeti dëshmitarin serb se a kishte rezistuar në momentin e arrestimit, ai u përgjigj se jo, derisa shtoi se armën që e kishte në pronësi, ua dorëzoi atyre që ai pretendon që ishin ushtarë të UÇK-së.

“Si reaguan ushtarët e UCK-së: Ndërkohë që po kontrolloja pyllin në pikën e quajtur uji i mirë, pashë që po priteshin disa pemë. Shkova të shikoj çfarë po bëhet. Uji i mirë është përrua i madh dhe shkon në Keqekoll. Aty pashë që 4 burra dolën kishin armë automatike, unë i ngrita duart, më afruan m’i mbyllën sytë, m’i lidhën duart pas shpine, dy prej tyre vazhduan të prisnin dru… Ma konfiskuan pistoletën”, ka thënë dëshmitari.

Tutje, ai ka thënë se i është ofruar një dokument ku kërkohej nga ai ta nënshkruante. Pika e parë, sipas tij, shoshte se ai nuk do të shkelte më në Kosovë, pika e dytë se nuk e kishin keqtrajtuar dhe pika e tretë që ia kishin dhënë të gjitha gjërat personale përveç pistoletës.

“Më duhej, e kisha të nevojshme nëse doja të lirohesha. Dokumenti mban datën 26 shtator, data që më kanë liruar. As nuk isha mjaftueshëm i vetëdijshëm, duhet të nënshkruaja që nuk do të shkelja në Kosovë, që nuk ka ndodhur asgjë e keqe, bëhej fjalë për jetën time. Nuk kishte zgjidhje tjetër”, ka thënë ai.

Këtë dokument, sipas tij, e kishte detyruar ta nënshkruante Latif Gashi. Sipas tij, Latif Gashi i kishte thënë se nëse nuk do ta nënshkruante këtë dokument do ta vrisnin.

Ndryshe, gjatë muajit prill ka filluar gjykimi derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.

Më 4 prill, mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit kanë dhënë fjalën hyrëse, derisa më 5 prill mbrojtja e Krasniqit ka dhënë fjalën hyrëse.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika