Vazhdon dëshminë Dejan Jeftiq në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Dëshmitari i 39-të i ZPS-së, Dejan Jeftiq, po vazhdon të merret në pyetje nga mbrojtja e Thaçit përmes avokatit Gregory Keohe, i cili është duke kërkuar konfirmimin e tij lidhur me deklaratat në seancën e kaluar

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitares së 41-të të ZPS-së, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po e vazhdon dëshminë e tij dëshmitari i 39-të i ZPS-së, Dejan Jeftiq, me kodin W01763 në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar kishte filluar dëshminë e tij para pushimit dimëror, konkretisht, më 11 dhjetor 2023.

Ky dëshmitar po vazhdon të merret në pyetje nga mbrojtja e Thaçit përmes avokatit Gregory Keohe, i cili është duke kërkuar konfirmimin e tij lidhur me deklaratat në seancën e kaluar.

Në përmbledhjen e lexuar më 11 dhjetor, prokurori Cezary Mihailzcuk ka thënë se ky dëshmitar është arrestuar nga shqiptarë të armatosur me uniforma të zeza, të cilët më pas e kishin dërguar në Budakovë.

“Me apo rreth 4 korrikut 1998, W01673 një person me etnicitet serb nga fshati Bulan i Suharekës, u arrestua së bashku me dy të afërm të tij afër… nga dy shqiptarë të armatosur me uniforma të zeza. Tre serbët janë dërguar në një shtëpi në Budakovë, ku janë lidhur sytë dhe i kanë pasur duart e lidhura, më pas ata janë rrahur me pushkë dhe me zinxhirë dhe janë hedhur në një bunker pas një shtëpie ku janë marrë në pyetje”, lexoi prokurori.

Prokurori Michalczuk tha se në vendin ku u dërguan tre serbët, të burgosur ishin edhe dy shqiptarë.

“W01763 është marrë në pyetje nga policia në Muvlanë dhe i është thënë që ia kanë vrarë babain. Të dy serbët e tjerë po ashtu ishin marrë në pyetje. Të tre këta serbë janë dërguar në një shtëpi 2-3 kilometra më larg dhe janë futur në bodrumin e një shtëpie ku janë rrahur. Në atë bodrum janë ndaluar edhe dy shqiptarë. Ata i kanë thënë W01673 se konsideroheshin tradhtarë dhe se bashkëpunonin me policinë serbe. W01763 dhe bashkë të ndaluarit e tjerë serbë, janë lëshuar më 5 korrik 1998”, tha ai.

Sipas prokurorit, dëshmitari më nuk ishte kthyer në fshatin e tij dhe kishte mësuar se shtëpia i ishte shkatërruar.

“Mësoi që shtëpia e tij ishte shkatërruar pasi ishin larguar të afërmit e tij në qershor të vitit 1998. W01763 ka pasur nevojë për trajtim mjekësor për lëndimet e marra”, tha Michahlczuk./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika