Vazhdon dëshminë dëshmitari Agim Idrizi, në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në Hagë, gjykimi në rastin e njohur si Thaçi dhe të tjerët po vazhdon edhe këtë të martë. Seanca e së martës ka filluar me dëshminë e dëshmitarit pa masë mbrojtëse, Agim Idrizit, i cili është dëshmitari i 21-të në këtë çështje.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, gjykimi në rastin e njohur si Thaçi dhe të tjerët është duke vazhduar edhe këtë të martë.

Seanca e së martës ka filluar me dëshminë e dëshmitarit pa masa mbrojtëse, Agim Idrizit.

Idrizi është dëshmitari i 21-të në këtë çështje dhe do të dëshmojë për rrëmbimin dhe ndalimin e tij të pretenduar nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në vitin 1999.

I njëjti është duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Pace dhe seanca po vazhdon në sesion publik.

Paraprakisht, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith, ka bërë të ditur se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një parashtresë që është kërkesë për konferencë me anë të videos për dëshmitarin 03827.

Lidhur me këtë, ekipet mbrojtëse do të japin komentet e tyre gjatë ditës.

Ky proces gjyqësor ndjek akuzat kundër disa ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Në seancën e së hënës, pas dëshmisë së dëshmitarit të 20-të të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës (ZPS), identifikuar si W04368, një dëshmitar i ri u paraqit në sallën e gjyqit dhe dëshmoi pa masa mbrojtëse.

Ky dëshmitar, pra, është Agim Idrizi, i cili vjen nga komuna e Kaçanikut. Dëshmitari ka rrëfyer detaje të pretenduara të rrëmbimit dhe të ndalimit të tij nga pjesëtarët e UÇK-së në vitin 1999.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nisi më 3 prill të vitit të kaluar, ndërsa të akuzuarit kanë deklaruar se janë të pafajshëm.

Lexo edhe: Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, kalohet në seancë private për të identifikuar disa persona

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, dëshmitari pyetet për takimin me Demaçin dhe Kurtin

Aktakuza e parë kundër tyre u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të kryhen në periudhën nga marsi 1998 deri në shtator 1999, në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në qytetet e Kukësit dhe Çahanit, në Shqipërinë Veriore.

Ky rast gjyqësor ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe është një hap i rëndësishëm në drejtim të drejtësisë dhe të llogaridhënies për ngjarjet në Kosovë gjatë konfliktit të viteve 1998-1999.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika