Vazhdon dezinsektimi kundër rriqrave në Malishevë

Komuna e Malishevës është duke vazhduar me fushatën e dezinsektimit kundër rriqrave në zonat e rrezikuara endemike

Dezinsektimi kundër rriqrave në Malishevë

Komuna e Malishevës ka vazhduar me iniciativën për dezinsektimin kundër rriqrave.

Përmes një njoftimi për media në faqen e tyre zyrtare në Facebook kanë bërë të ditur se dezinsektimi është duke u bërë në zonat që konsiderohen endemike dhe në ato zona ku janë shënuar më shumë raste të thumbimeve nga rriqrat.

Po ashtu, në komunikatën e tyre thuhet se menaxhimi i situatës është duke u bërë sipas planifikimit dhe se nuk kanë hasur në ndonjë pengesë që do ta ndalonte dezinesktimin e zonave të rrezikshme.

“Sipas shtabit komunal për menaxhimin e situatës me EHKK në Komunën e Malishevës, realizimi i fushatës së dezinsektimit, është duke vazhduar sipas planifikimit dhe deri më tani nuk janë shënuar pengesa në realizimin e dezinsektimit, si dhe kjo është pritur mirë nga ana e qytetarëve në vendbanimet ku është realizuar dezinsektimi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Komuna e Malishevës përballet me problemin e rriqrave çdo sezonë të verës. Për dallim prej disa vendeve të tjera, rriqrat në Malishevë janë helmuese.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika