Vazhdon drama në kuvend, Zemaj “rrëmben” kutinë e votimit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, pak para se të rifillojë seanca e kuvendit, e ka marrë kutinë në të cilën deputetët do të votonin për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese

Armend Zemaj-deputet i LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, pak para se të rifillojë seanca e kuvendit, e ka marrë kutinë në të cilën deputetët do të votonin për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

No description available.

Ndonëse gjysmë orë me vonesë, tashmë pritet që seanca në Kuvendin e Kosovës të vazhdojë.

Pas një arene përplasjesh midis pozitës dhe opozitës, dhe për shkak të mungesës së kuorumit pas vënies në votim të procedurave për votimin e dy kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, është detyruar ta ndërpresë seancën përreth një orë.

Deputetët e opozitës, të enjten e pese majit, gjatë seancës plenare kanë filluar që me goditje të tavolinave, e fishkëllima të krijojnë zhurmë me qëllim që t’i pamundësojnë punimet e Kuvendit të Kosovës.

Krejt kjo si shenjë revolte.

Me goditje të tavolinës e fishkëllima, deputetët e opozitës po e bojkotojnë punën e kuvendit

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika