Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dëgjojnë dëshmitarin kundër tyre, të cilin e sjell Zyra e Prokurorit të Specializuar e cila i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin përsëri sot (e hënë) para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, ku do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tyre. Kjo është seanca e dytë pas një pushimi trejavor të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dëgjojnë dëshmitarin e radhës kundër tyre, të cilin e sjell Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës.

Ky dëshmitar ka dëshmuar edhe ditën e djeshme, i cili duke e komentuar një deklaratë të UÇK-së, të cilën e paraqiti prokurori i ZPS-së, ka thënë se në zonë të Llapushnikut nuk kishin simpati për LDK-së dhe për Ibrahim Rugovën, duke theksuar se, sipas tij, për komandën e UCK-së, Rugova ka qenë pengesë.

Ndërkaq  Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kishte thënë se ndaj klientit të tij po tentohet të fabrikohen dëshmitarë.

Ai e ka përmendur një intervistë në mediumin Nacionale ku Ndue Gjini thoshte se i është kërkuar të gjejë dëshmitarë katolikë për të dëshmuar kundër Thaçit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika